Flash News

POLITIKOFF

Netflix do të flasë shqip, lajmin e jep aktorja Arbnora Ademaj

Netflix do të flasë shqip, lajmin e jep aktorja Arbnora Ademaj

Arbnora Ademaj, aktorja e njohur shqiptare që po shkëlqen në fushën e aktrimit në Turqi, ka ardhur në 'Dance With Me' në Tv Klan si konkurrente. Ademaj ka treguar se ka lënë 2 projekte të rëndësishme në Turqi për t’u bërë pjesë e spektaklit.

Është një kënaqësi e jashtëzakonshme për të qenë pjesë e këtij spektakli. Për të qenë pjesë e këtij spektakli, kam anuluar 2 projekte në Turqi dhe kam ardhur enkas për këtë projekt këtu”, – tha Arbnora.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TV KLAN (@rtvklan)

Arbnora bëri një përshëndetje në turqisht duke u uruar të gjithëve një mbrëmje të këndshme duke shtuar se “në këtë skenë do të bëhet tërmet”.

Arbnora ka treguar detaje të reja rreth karrierës së saj, madje edhe ka dhënë lajmin e mirë se së shpejti do të ketë një prodhim të ri në Netflix, ku edhe do të flasë shqip: “Një gjë mund ta zbuloj për publikun shqiptar. Përveçse do të jem në Netflix, do të flas dhe shqip, kjo është më e bukura e gjithë kësaj” – tha aktorja shqiptare.

Të fundit