Flash News

POLITIKOFF

Netflix përballet serish me telashe, njofton një tjetër raund për shkurtim të vendeve të punës

Netflix përballet serish me telashe, njofton një tjetër raund

Netflix po përballet me ngadalësimin e rritjes së konkurrencës dhe gjiganti i transmetimit ka njoftuar një raund tjetër për shkurtimin e vendeve të punës.

Netflix tha se po shkurtonte 300 vende pune të tjera – afërsisht 4% të fuqisë së tij punëtore – kryesisht në SHBA, pasi largoi 150 njerëz në muajin maj. Këto veprime vijnë pasi kompania raportoi humbjen e parë të pajtimtarëve në më shumë se një dekadë në prill.

Netflix përballet serish me telashe, njofton një tjetër raund

Në një deklaratë të bërë dje ku treguan se kanë filluar që të punësojnë edhe në fusha të tjera, ata u shprehën se:

Ndërsa ne vazhdojmë të investojmë në mënyrë të konsiderueshme në biznes, ne i bëmë këto rregullime në mënyrë që kostot tona të rriten në përputhje me rritjen tonë më të ngadaltë të të ardhurave. 

Netflix përballet serish me telashe, njofton një tjetër raund

Ndërsa Netflix ka 220 milionë abonentë globalisht dhe mbetet lider i qartë në tregun e transmetimit, ai është përballur me konkurrencë të ashpër vitet e fundit me lançimin e platformave rivale si “Disney Plus” dhe “Prime Video” të Amazon.

Të enjten, Ted Sarandos, bashkëdrejtuesi ekzekutiv i kompanisë, i tha një auditori në një konferencë në Kanë të enjten se Netflix ishte në bisedime me shumë kompani ndërsa eksploron partneritete të reja reklamuese për të tërhequr audiencat e ndjeshme ndaj çmimeve.

Të fundit