Flash News

POLITIKOFF

Netflix sjell në jetën reale "Squid Game", fituesi merr $4.56 milionë dhe nuk ka lojëra vdekjeprurëse

Netflix sjell në jetën reale "Squid Game", fituesi merr

Netflix po rekruton pjesëmarrës për një reality show të frymëzuar nga seriali i i njohur, “Squid Game”.

Kjo lojë e jetës reale NUK DO TË KETË VDEKJE! Në vend të kësaj, 456 pjesëmarrës nga e gjithë bota do të luajnë lojëra ku "fati më i keq është të shkosh në shtëpi duarbosh" duke humbur një çmim prej 4.56 milionë dollarë.

Netflix njoftoi se “Squid Game: The Challenge” do të ofronte çmimin më të madh të dhënë ndonjëherë në një reality show.

Netflix sjell në jetën reale "Squid Game", fituesi merr

"Teksa lojtarët konkurrojnë përmes një serie lojërash të frymëzuara nga shfaqja origjinale - plus të reja të shtuara - strategjitë, aleancat dhe karakteri i tyre do të vihen në provë ndërsa konkurrentët eliminohen," tha në njoftimin zyrtar Netflix.

Rekrutimet janë të hapura në SquidGameCasting.com. Për këtë raund, Front Man po kërkon pjesëmarrës të paktën 21 vjeç, që të flasin anglisht dhe të jenë të lirë deri në 4 javë në fillim të vitit vitit 2023 për xhirimet.

Të fundit