Flash News

POLITIKOFF

Nevina Shtylla flet për propozimin për martesë nga partneri dhe detajet

Nevina Shtylla flet për propozimin për martesë nga partneri dhe

Një nga moderatoret më simpatike dhe tërheqëse të ekranit, Nevina Shtylla, na ka tregua shumë gjëra nga jeta e saj, përveçse anës sentimentale, të cilën e ka mbajtur larg nga syri publik.

Por së fundmi Nevina ka dhënë shumë detaje.

Moderatorja ka treguar se ka marrë një propozim megjithëse nuk e ka bërë atë publik dhe ka treguar se marrëdhënia e saj është e konsoliduar, ndërsa sa i përket planeve për dasmë ka treguar se e ka të hapur si opsion pasi nuk ka vendosur akoma diçka konkrete.

Erjona Rusi: Dihet publikisht se je në një marrëdhënie serioze me një avokat edhe pse ti nuk do të flasësh shumë..?

"Nuk kam asnjë plan serioz për dasmë por jam në një raport të shëndetshëm serioz, jam mirë në strofullën time të dashurisë dhe që e shijoj jashtë syrit të kamerave. Unë jam nga ato njerëz që e kam hequr dëshirën për të veshur fustanin e bardhë kam kryer disa sete fotosh me fustane nusërie, nuk besoj se do të jetë i njëjti emocion por përjetimi është ndryshe kur ke përballë njeriun e zemrës dhe familjarët. Nuk po pres një propozim e kemi një propozim, unë kam thënë po. Këto detajet i mbajmë për vete, propozimi ndodhi jashtë Shqipërisë kemi qenë në një udhëtim që e kemi shijuar të dy shumë, ne na shijojnë udhëtimet dhe jemi komod jashtë syrit të publikut dhe shqiptarëve siç ndodh në Tiranë. Do doja të mendohesha pak më gjatë për ta vënë në siklet por nuk kisha asnjë lloj dyshimi për përgjigjen time." -u shpreh Nevina.

Të fundit