Flash News

POLITIKOFF

Nga fustani i Emma Stone te rrëzimi i Liza Koshy, incidentet që ndodhën në Oscars

Nga fustani i Emma Stone te rrëzimi i Liza Koshy, incidentet që

Emma Stone fitoi Oscar e saj të dytë si aktorja më e mirë në filmin ‘Poor Things’.

Kur u tha emri i saj, aktorja u befasua për fitoren, kjo pasi ditët e fundit Lily Gladstone ishte konsideruar si favoritja e "Killers of the Flower Moon". 

Nga fustani i Emma Stone te rrëzimi i Liza Koshy, incidentet që

Pasi u ngjit në skenë, aktorja, dukshëm e emocionuar, tregoi se fustani i saj ishte grisur.

Aktorja e njohur, Liza Koshy është rrëzuar teksa po parakalonte në tapetin e kuq të dielën mbrëma në ceremoninë e çmimeve “Oscars”.

Nga fustani i Emma Stone te rrëzimi i Liza Koshy, incidentet që

Koshy teksa po pozonte me fustanin e saj të kuq, jashtë Teatrit Dolby, u rrëzua ndërsa po përpiqej të ecte me takat e saj.

 John Cena u shfaq në skenë për të dhënë çmimin e dizajnit të prodhimit, ishte e papritura e mbrëmjes së ndarjes së çmimeve Oscar.  John Cena ka vendosur të hyjë në historinë e Akademisë. Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, aktori dhe mundësi u ngjit në skenën e Dolby Theatre krejtësisht i zhveshur.

Nga fustani i Emma Stone te rrëzimi i Liza Koshy, incidentet që

Jimmy Kimmel e thirri në skenë dhe Cena u shfaq tërësisht i zhveshur për të prezantuar fituesin e dizajnit për Kostumet më të mira.

 Messi qeni i dashur që mori pjesë në Oscars 2024 si i ftuari më i rëndësishëm në sallë, jo vetëm luajti në filmin fitues ‘Anatomy of a Fall’, por ai gjithashtu mbylli shfaqjen si aktori kryesor në shakanë e fundit të Jimmy Kimmel kundër ‘armikut’ të tij Matt Damon.

Nga fustani i Emma Stone te rrëzimi i Liza Koshy, incidentet që

Pasi Kimmel përfundoi transmetimin në Teatrin Dolby, kamera kapi një pamje të qenit shtatëvjeçar duke ngritur këmbën për të urinuar mbi yllin e aktorit të Oppenheimer në ‘Hollywood Walk of Fame’. Menjëherë pasi ngriti këmbën, Messi doli jashtë kornizës dhe transmetimi zyrtarisht përfundoi.

Të fundit