Flash News

POLITIKOFF

Nga lidhja me Lorencin te ndarja me Kristin dhe fjalët e Sabianit pas daljes, flet Keisi pas daljes nga BBV

Nga lidhja me Lorencin te ndarja me Kristin dhe fjalët e Sabianit pas

Keisi ishte e ftuar sot në "Fan Club" ku foli më shumë rreth "Big Brother VIP". E pyetur se çfarë i tha Sabiani pas daljes, Keisi u shpreh se nuk kanë folur shumë, por i ka thënë se ishte krenar për të.

"Nuk kemi folur shumë. Më shumë kemi qarë të dy. Por, më tha se ishte shumë merak për mua,"- tha ajo.

Ndërsa për ndërprerjen e raportit me Kristin, Keisi tha se nuk lidhej as me Sabianin, as me ndonjë lojë. Ajo deklaroi se nuk mori afeksionin që donte nga Kristi dhe se gjithçka nisi shumë intensivisht.

"Unë e mora miratimin e babit. Nëse do ishte lojë do e vazhdoja. Por, nuk po e ndjeja më afeksionin dhe ndjenjën që kisha në fillim. Si një njeri shumë i dashur dua dikë të afërt pranë. Sado të kundërt ishim, unë dhe Kristi kuptoheshim. Por do ishte më e mira që njohja të vazhdonte si nisi. Pata dhe unë përplasje mendimesh. Ishte shumë intensive,"-tha ajo.

Lidhur me Lorencin, Keisi tha se janë vetëm miq dhe e respekton. Por, sqaroi se kanë pasur thjesht një flirt nuk ka qenë e dashuruar me të.

"Nuk e di a besohet por është e çuditshme. Doli babai im, hyri Lorenci. Nga një flirt ose një njohje kam dal si e dashuruar. Sikur unë qenkam e dashuruar me Lorencin. Nuk kisha asnjë peng për të. Unë e njoh shumë mirë, më njeh shumë mirë, kuptoheshim. Nuk kemi flirtuar. Kemi pasur njohje shumë të bukur por jo lidhje. Kam respekt për Lorencin, por vetëm si shok," - deklaroi Keisi.

Të fundit