Flash News

POLITIKOFF

Nga prezantuesit dhe deri tek drejtimi artistik, detaje për "Festivalin e Këngës"

Nga prezantuesit dhe deri tek drejtimi artistik, detaje për

60-vjetori i “Festivalit të Këngës” në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) do të bëjë bashkë disa nga emrat më të mirënjohur të muzikës dhe ekranit.

RTSH njoftoi se Ardit Gjebrea do të rikthehet në festival, pas shumë vitesh.

“Ky është viti i 60-të për Festivalin e Këngës në RTSH. Unë do të jem prezantues i ftuar në natën e dytë,” shkroi producenti në Instagram. “Më shumë se prezantues, do të jem dëshmitar i një historie të cilën do ta përshkojmë me disa nga emrat më të spikatur, gdhendur në kujtesën dhe dashurinë e publikut.”

“Rikthehem me shumë dëshirë për të përcjellë dashuri, nostalgji dhe muzikën që na ka shoqëruar gjithë jetën,” përfundoi Gjebrea, i cili e ka prekur skenën e festivalit jo vetëm si kantautor me “Jon”, “I thuaj jo” dhe “Eja, por edhe si kompozitor këngësh dhe prezantues.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea)

Të tre netët e festivalit do të prezantohen nga Isli Islami, Jonida Maliqi, Xhemi Shehu dhe Kelvi Kadilli.

Nata e parë do t’i dedikohet konkurrimit të 20-të këngëtarëve, nata e dytë nostalgjisë, duke qenë të pranishëm emra që kanë lënë gjurmë në 60 vjet histori dhe nata e tretë do t’i dedikohet formatit të Eurovision.

RTSH njoftoi se drejtimi artistik i festivalit i është besuar kantautorit Elton Deda. Në regji do të jetë Redi Treni, regjisor i serialit “$NOB” dhe një nga më të njohurit e regjisë televizive, ku përmendim këtu “Portokalli”, “Voice of Albania”, “Voice Kids”, “Big Brother” etj. Kozeta Kurti dhe Zefina Hasani do të jenë bashkë-skenariste, ndërsa drejtori i përgjithshëm i RTSH, Martin Leka, do të jetë edhe drejtor i Festivalit.

“Festivali i Këngës” do të mbahet më 27, 28 dhe 29 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.

Këngëtarët pjesëmarrës janë:

Alban Ramosaj
Denis Skura
Evi Reçi
Gjergj Kaçinari
Janex (Xhejn Kumrija)
Kastro Zizo
Kelly
Mirud
Rezarta Smaja
Ronela Hajati
Saimir Çili
Stefi dhe Endri Prifti
Shega
Urban Band
Eldis Arrnejti
Ester Zahiri
Kejsi Rrustja
Olimpia Smajlaj
Viola Xhemali
Xhuljana Pjetra/Revista Anabel

 

Të fundit