Flash News

POLITIKOFF

Nga romanca e vajzës me Kristin tek eksperienca e tij në BBV/ Flasin babë e bijë, Keisi: U tradhtova

Nga romanca e vajzës me Kristin tek eksperienca e tij në BBV/ Flasin

Këngëtari Sabiani Medini dhe vajza e tij, Keisi kanë folur për eksperiencën e tyre në Big Brother.

I pyetur në lidhje me pjesëmarrjen e Kesiti në BB, Sabiani tha se nuk dëshironte që vajza e tij të bëhej pjesë pasi e dinte se në shtëpi qëndronte fryma ‘team Luiz’.

Për lidhjen e Keisit me Kristin Aliajn ai nuk zgjodhi të komentonte gjatë por citoi ‘Aty ku nuk duhej’.

Pjesmarrja në BBVIP e Kesit, çfarë mendove?

Nuk doja të hynte se e dija që aty ishte team Luizi. U mendua mirë dhe nuk doja tja prishja.

Po ajo u lidh dhe me kundërshtarin, prap s’të dëgjoi?

Lërë tani se më dole në temë, kush ishte porosia e babait. E etikova dy tre porosi. Aty ku nuk duhej.

Sakaq vetë Keisi tregoi se është zhgënjyer kur mori vesh për lidhjen e Kristit jashtë BB, dhe se e konsideron nja tradhti nga ana e tij.

Keisi si u ndjeve kur mësove për lidhjen e Kristit jashtë?

“Asgjë. Çudia më e madhe ishte kur Kristi më tha njëherë aty brenda t’i bëja flokët e shkurtra, të zeza, se të shkojnë më shumë. Dhe kur pashë këtë gjënë jashtë… Çudi më erdhi, tradhti më erdhi nga ana e tij. Ai brenda e ka shprehur se ka një njohje dhe jo lidhje, jam ndjer keq kur kuptova se situata ka qenë aq serioze jashtë”, tha ajo.

 

Të fundit