Flash News

POLITIKOFF

Nga të gjitha këngët përfaqësuese të Shqipërisë në "Eurovizion", Rita Ora përzgjedh Arilenën si të preferuarën

Nga të gjitha këngët përfaqësuese të

Artistja shqiptare Rita Ora ishte e ftuara speciale në gjysmëfinalen e parë të ‘Eurovision 2023’. Teksa dhuroi një performancë elektrizuese që ndezi skenën gjigante të Liverpool-it, Ora ka ndarë vazhdimisht me ndjekësit momente nga provat, përgatitjet dhe mendimet e saj personale mbi përfaqësimin e Shqipërisë në garën e Eurovision-it.

Lidhur me këngën dhe performancën e saj të preferuar të Shqipërisë, artistja ka veçuar Arilena Arën me këngën e saj “Fall from the Sky”, e cila përfaqësoi vendin tonë në 2020-tën, si dhe Anjeza Shahinin me “The image of you” në 2004-ën, si përfaqësuesja e parë shqiptare.

Rikutjojmë se kënga më e suksesshme e Eurosong nga vendi ynë ka qenë ajo e Rona Nishliut me “Suus” në vitin 2012, e cila arriti të rrëmbejë 75 pikë dhe vendin e 5-të.

Të fundit