Flash News

POLITIKOFF

Ngeli jashtë finales, Enxhi Nasufi për 'Festivalin e Këngës': Do ishin 16 finalistë por 2 u shtuan rrugës

Ngeli jashtë finales, Enxhi Nasufi për 'Festivalin e

Sot janë shpallur 18 finalistët e "Festivalit të Këngës" ku fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2021.

Enxhi Nasufi ka ngelur jashtë finales dhe lidhur me këtë ka folur për festivalin ku ka nxjerrë dhe "të palarat" dhe se si dy finalistë u shtuan edhe pse ishin planifikuar 16.

“Do të ishin 16 finalistë, por rrugës u shtuan edhe 2, sepse bëhet fjalë për çështje shumë të rëndësishme, ndarje tokash. Shumë brryla, shumë miq, shumë ujqër… nja 2 u shtuan rrugës dhe sigurisht nuk kishte vend për mua aty. Por shyqyr Zotit, isha lodhur me thënë të drejtën dhe doja të pushoja dhe jam shumë e lumtur që jam në shtëpi. Megjithatë nuk i dihet unë do të marr pjesë prapë në festival në të ardhmen, ndoshta në kushte dhe rrethana të tjera, por sigurisht vetvetja me sinqeritetin tim që më karakterizon, ku sipas shumë njerëzve sinqeriteti është virtyt i budallait, por unë mendoj që jo dhe ngulmoj që jo. Kaq kisha suksese të gjithëve.”

 

Të fundit