Flash News

POLITIKOFF

Ngjarja tragjike në sheshxhirim, reagon aktori Alec Baldwin: Nuk ka fjalë të përshkruaj tronditjen time

Ngjarja tragjike në sheshxhirim, reagon aktori Alec Baldwin: Nuk ka

Aktori Alec Baldwin ka shprehur tronditjen dhe trishtimin e tij pasi qëlloi për vdekje kineasten Halyna Hutchins me armë gjatë xhirimit të një filmi në New Mexico.

Ai shkroi në Twitter se ishte në kontakt me burrin e saj dhe kishte ofruar mbështetje.

“Zemra ime është thyer për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halynën”, ka shkruar ai.

Zonja Hutchins, 42 vjeç, u qëllua në xhirimet e Western Rust ndërsa punonte si drejtore e fotografisë.

“Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe pikëllimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nënë dhe kolege e jona shumë e admiruar”, shkroi ai në Twitter.

"Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë për të trajtuar se si ndodhi kjo tragjedi."

Hutchins u dërgua në spital me helikopter pas të shtënave të enjten pasdite, por nuk mbijetoi. Regjisori Joel Souza, 48 vjeç, u plagos po ashtu dhe u largua nga vendi i ngjarjes në Bonanza Creek Ranch me ambulancë.

Mediat lokale raportuan se Baldwin u pa jashtë zyrës së sherifit të kontesë Santa Fe në lot.

Të fundit