Flash News

POLITIKOFF

Nis nënshkrimi i peticioni për pranimin e Kosovës në Eurovision

Nis nënshkrimi i peticioni për pranimin e Kosovës në

Kosova nuk merr pjesë në festivalin e muzikës europiane, “Eurovision”, ndërkohë që në rrjet ka nisur nënshkrimi i një peticioni për pranimin e saj. Gazetari Albert Limani ka qenë ai që ka bërë hapin e parë për këtë nismë.

Ai kërkon mbështetjen e qytetarëve të cilët duke nënshkruar këtë peticion ndihmojnë në arritjen e qëllimit, dërgimin e Kosovës në Eurovision 2022.

“Eurovisioni mbaroi për këtë vit, por jo edhe angazhimi jonë për ta çuar Kosovën vitin e ardhshëm në Itali. Duke vlerësuar rëndësinë e zërit të qytetarëve, kërkojmë nga ju që të na mbështesni duke nënshkruar këtë peticion i cili ka për qëllim ta dërgojë Kosovën në Eurovision 2022. Kosova tashmë është pjesë e organizatave të mëdha dhe është koha që edhe Rrjeti i Transmetuesve Evropian (EBU) t’i hapë dyert për Kosovën (RTK)”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë për të nënshkruar këtë peticionin, mund të klikoni KËTU.

 

Të fundit