Flash News

POLITIKOFF

Një burrë pretendon se është fëmija i madh i Mbretit Charles dhe Camilla-s dhe kërkon test ADN-je

Një burrë pretendon se është fëmija i madh i Mbretit

Një burrë pretendon se është fëmija më i madh i Mbretit Charles dhe Camilla-s. Simon Charles Dorante-Day, 56 vjeç, pretendon se ai u ngjiz në vitin 1965 kur Charles ishte 17 vjeç dhe Camilla 18 vjeç, shumë kohë përpara se ata të fillonin lidhjen e tyre.

Një burrë pretendon se është fëmija i madh i Mbretit

Dorante-Day tha për 7 News se ai planifikon të ndërmarrë veprime të reja ligjore për të detyruar Mbretin e ri t'i nënshtrohet testit të ADN-së. Duke ndarë intervistën e tij në Facebook, burri nga Queensland shkroi:

“Charles mori atë që donte: ai mori fronin, ai mori gruan e tij, ai mori të gjitha. Tani është koha që unë të marr fundin tim të lumtur. Kisha shpresuar se diçka do të ndodhte dhe jam shumë i zhgënjyer që asgjë nuk ndodhi. Veçanërisht duke pasur parasysh përpjekjet dhe nivelin ku kam shkuar.”

Një burrë pretendon se është fëmija i madh i Mbretit

Dorante-Day beson se testi i ADN-së do të provojë se ai është trashëgimtari i ligjshëm i fronit, sepse ka lindur para Princit William. Ai tha se ishte një "shuplakë në fytyrë" që William ishte emëruar Princi i ri i Uellsit, një titull që u jepej trashëgimtarëve meshkuj të fronit. Charles ka shumë pak gjasa që të pranojë të bëjë një test ADN-je dhe nuk mund të detyrohet nga një gjykatës britanik, pasi ai tani është në thelb mbi ligjin si Mbret.

Një burrë pretendon se është fëmija i madh i Mbretit

I lindur në Mbretërinë e Bashkuar në prill 1966, Dorante-Day u adoptua në Portsmouth nga një familje që kishte punuar për Mbretëreshën. Gjyshja e tij i kishte thënë se ishte djali i Charles dhe Camilla-s, të cilët ai pretendon se ishin takuar në vitin 1965 pas funeralit të Winston Churchill.

Një burrë pretendon se është fëmija i madh i Mbretit

Me sa dihet, Charles dhe Camilla u takuan në vitin 1970, por lidhja e tyre nisi në vitin 1986. Dorante-Day ka fituar mbi 18,000 ndjekës, veçanërisht në Facebook, ku ai poston rregullisht foto krahasuese të tij dhe të familjes së tij, me ato të familjes mbretërore.

Një burrë pretendon se është fëmija i madh i Mbretit

Të fundit