Flash News

POLITIKOFF

Një dekadë me “21”, Adele kujton albumin me të cilin bëri histori

Një dekadë me “21”, Adele kujton albumin me të cilin

10 vjet më parë, Adele publikoi albumin e saj “21”. Duke shfaqur disa nga hitet e përjetshme të këngëtares londineze si “Someone Like You” dhe "Rolling in the Deep", 31 vjeçarja theu rekord në muzikën pop me zërin e saj të pagabueshëm.

Një dekadë më vonë, albumi është një nga projektet më të suksesshme të të gjitha kohërave, nxitur dhe nga hiti “Someone Like You”, një baladë që pëlqehet akoma në ditët e sotme. Ishte padyshim “21” që e bëri Adelen të mbizotëronte vazhdimisht në vitet në vijim.

Adele fitoi gjashtë çmime Grammy, përfshirë albumin e vitit, rekordin e vitit dhe këngën e vitit. Me më shumë se 31 milion kopje të shitura në të gjithë botën deri më sot, 21 është albumi më i shitur i dekadës së fundit, globalisht. Ai kryesoi listat në mbi 30 vende të ndryshme, shkruan abcneës.

“Gëzuar 10-vjetorin miku! Është një çmenduri se sa pak mbaj mend se si ishte dhe si u ndjeva një dekadë më parë.”, ka shkruar ajo. Albumi më i fundit i Adele ishte “25” publikuar në 2015-ën. Megjithëse fansat janë të etur për një projekt të ri, këngëtarja nuk ka dhënë asnjë detaj se kur do të publikohet albumi i katërt.

Një dekadë me “21”, Adele kujton albumin me të cilin

Një dekadë me “21”, Adele kujton albumin me të cilin

Të fundit