All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

POLITIKOFF

Një fans "i fiksuar" hyn në shtëpinë e Selena Gomez pas mesnatës, çfarë ka ndodhur

All - Paragraf - 1

Një fans "i fiksuar" hyn në shtëpinë e Selena

Një fans i Selena Gomez hyri në shtëpinë e këngëtares herët në mëngjesin e së dielës.

All - Paragraf - 3

Burimet nga policia e Los Angeles thanë për TMZ se oficerët e arrestuan djalin ndërsa ai u përpoq të largohej nga shtëpia e Gomez në L.A., por ekipi i sigurisë së Selenës e kishte kapur në flagrancë. I dyshuari ka kërcyer një gardh rreth orës 1 të mëngjesit, para se të kapej nga sigurimi.

Një fans "i fiksuar" hyn në shtëpinë e Selena

Djali u përpoq të ikte, por policia mbërriti shpejt dhe e gjeti atë duke u endur nëpër lagje. Mësohet se fansi tha se donte vetëm të takonte Selenën.

Një fans "i fiksuar" hyn në shtëpinë e Selena

Kjo ngjarje vjen vetëm disa javë pas një incidenti tjetër me një fans. Sipas TMZ, sigurimi thirri gjithashtu policët kur një burrë shkroi emrin e Selenës në një dyshek, me diçka që dukej të ishte gjak, dhe më pas i vuri flakën dyshekut. Djali nuk arriti të hynte në pronë dhe gjithçka ndodhi jashtë portës së saj.

Selena nuk ishte në shtëpi gjatë asnjërit prej këtyre incidenteve.

Të fundit