Flash News

POLITIKOFF

Një fotoreporter lufte 'zhduket' në afërsi të Kievit

Një fotoreporter lufte 'zhduket' në afërsi të

Mediat e huaja shkruajnë se një fotoreporter është zhdukur dhe frika është se diçka i ka ndodhur atij.

Maks Levin ishte duke punuar në terren në një zonë luftimi jashtë Kievit kur u zhduk, sipas gazetarit të Kyiv Independent, Illia Ponomarenko.

Sipas raportimeve të deritanishme thuhet se asnjë nuk ka kontakte me të që nga 13 marsi.

"Miku ynë i mirë, fotoreporteri i talentuar i luftës Maks Levin, është zhdukur. Ai kishte edhe një ditë tjetër në terren në një zonë luftimi jashtë Kievit më 13 mars. Që atëherë, askush nuk ka pasur asnjë kontakt me të. Nëse e ndiqni këtë luftë, patjetër që keni parë shumë vepra të tij,"- shkruan Illia Ponomarenko.

Të fundit