Flash News
Këmbimi valutor 15 shtator 2024, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
Reshje shiu dhe shtrëngata, si parashikohet moti për sot
Ambulanca përplas motorin në Tiranë, një i plagosur
Berisha: Rama dhe Balla organizuan atentat ndaj meje, por dështuan
Aktakuza e SPAK, Berisha: Sollën si provë korrupsioni bamirësinë e dhëndrit dhe vajzës sime
Një “JO” e prerë, Heidi: Nuk do të jetoj me prindërit e Romeos
Banorja e shtëpisë Heidi Baci ka pasur mundësinë ta lërë shtëpinë sot për të dhënë një intervistë në emisionin “Ftesë në 5”.
E pyetur nga moderatorja se a beson në dashurinë e Romeos, Heidi u përgjigj: “E besoj, se ndryshe nuk do të isha martuar edhe siç e thashë, ne e kurorëzuam atë, është ndjesia jonë e vërtetë, është e bukur”.
“Aq e bukur sa do të ishe gati të jetoje me prindërit e Romeos” – ishte pyetja e radhës për Heidin.
“Këtë jo” – përgjigjet Heidi, duke i bërë të gjithë të pranishmit për të qeshur.
Më tutje banorja vazhdoi: “Jo dhe faktikisht e kam thënë, është simbolike, dasmë në Big Brother, është e bukur, por janë ca gjëra që duhet parë edhe jashtë. Jeta ime është shumë ndryshe, unë kam ardhur në një ambient tjetër nga Italia dhe ca gjëra duhet parë edhe jashtë. Por ne nuk luajmë, dhe nuk luajmë me publikun, nuk tallemi me publikun.”