Flash News

POLITIKOFF

Një kompani ndërpreu sot punën që punonjësit të shohin "La Casa de Papel"

Një kompani ndërpreu sot punën që punonjësit të

Sot është publikuar pjesa e parë e sezonit të 5-të të "La Casa de Papel"  (Shtëpia  e Parave). Ky sezon - i cili u shty për shkak të situatës pandemike - është dhe i fundit dhe është pritur me padurim nga fansat.

Shumica i kanë parë 5 seritë e pjesë së parë dhe një kompani në Japur e ka shpallur sot pushim për punonjësit, vetëm për të parë "La Casa de Papel" dhe e ka shpallur ditën e sotme si “Netflix dhe Chill Holiday”.

Një kompani ndërpreu sot punën që punonjësit të

CEO i kompanisë, Abhishek Jain gjithashtu falënderoi punonjësit e tij për punën e palodhur që ata bënë gjatë pandemisë Covid-19. Në mesazhin e tij drejtuar punonjësve të tij në mediat sociale, CEO i Verve Logic tha se “është në rregull të bësh një pushim herë pas here”.

“Merrni kokoshkat dhe përgatituni t’i jepni një lamtumirë fundit profesorit tonë më të dashur dhe gjithë kastit. Me këtë, “Verve Logic” do të donte të falënderonte të gjithë anëtarët e saj që kanë treguar një shpirt të mahnitshëm gjatë punës nga shtëpia dhe na kanë ndihmuar të dalim bukur nga kohët e vështira”.

Jain e mbylli mesazhin e tij duke thënë: “Bella Ciao, Bella Ciao.”

Të fundit