Flash News

POLITIKOFF

"Një letër nga Taulanti", Taulant Xhaka i jep fund karrierës me kombëtaren shqiptare

"Një letër nga Taulanti", Taulant Xhaka i jep fund

Futbollisti shqiptar nga Kosova, i cili jeton në Zvicër, Taulant Xhaka,  i ka dhënë fund karrierës me kombëtaren shqiptare.

Futbollisti i cili prej vitesh luan me kombëtaren shqiptare, e ka dhënë këtë lajm përmes një postimi në Instagram, të cilin e nis me mbishkrimin "Një letër nga Taulanti".

"Si unë dhe vëllai im Graniti jemi rritur me atdhedashuri për Shqipërinë dhe Kosovën…Kohët e fundit kam munguar në kombëtaren kuqezi për shkak të lëndimeve të shumta, që akoma vazhdojnë të më ndjekin,"- shkruan Taulanti ndër të tjera.

Pjesë nga letra:

“Një letër nga Taulanti.

Të nderuartifozë, futbollistë, dashamirës të futbollit, e nderuara Kombëtare shqiptare krenari e gjakut tim. Dita që u vesha kuqezi ka qenë dhe mbetet dita më e bukur e jetës sime. Kam qenë dhe jam shumë krenar që u bë e mundur. Ishte një ëndërr për të gjithë familjen Xhaka, e cila tashmë e bërë realitet.
…Si unë dhe vëllai im Graniti jemi rritur me atdhedashuri për Shqipërinë dhe Kosovën…Kohët e fundit kam munguar në kombëtaren kuqezi për shkak të lëndimeve të shumta, që akoma vazhdojnë të më ndjekin. Për këtë arsye dhe shumë arsye të tjera private, kam vendosur të jap lamtumirën nga kombëtarja kuqezi si lojtar i saj, por me zemër do jem në çdo moment pranë jush deri në frymën e fundit. Do jem përjetë KUQEZI. Më besoni që ky vendim është ndër vendimet më të vështira dhe emocionuese të marra ndonjëherë në jetën time. Nuk e kam pas aspak të lehtë ta marr një vendim të tillë, sepse pranë kombëtares jam ndjerë shumë mirë dhe krenar…"

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Taulant Xhaka (@tx.34)

Të fundit