Flash News

POLITIKOFF

Një ndër formatet më të ndjekura në TCH, rikthehet “Për’puthen 3”; konkurrentët janë zgjedhur: 3 vajza dhe 11 djem

Një ndër formatet më të ndjekura në TCH, rikthehet

Sezoni i dytë, “Për’puthen” pati shumë sukses dhe pavarësisht kritikave, ai ishte një nga formatet më të ndjekura në Top Channel dhe fenomen në rrjetet sociale po ashtu. Sezoni i tretë do të nisë së shpejti në ekran.

Autorja e programit, Olsa Muhameti ka realizuar së fundmi një bisedë me ndjekësit në Instastory ku u është përgjigjur disa prej pyetjeve të tyre.

Ajo ka treguar se “Për’puthen” nis më 6 shtator dhe se janë në momentet e fundit të audicioneve.

Po ashtu, Olsa ka treguar se janë zgjedhur edhe konkurrentët e parë që do të futen në studio. “Tashmë 3 vajza janë vendosur dhe 11 djem. Edhe pak ditë audicione do të vendosin përfundimisht kasting-un e ri të “Për’puthen”.-ka shkruar ajo kur është pyetur nëse janë zgjedhur konkurrentët e parë.

Një ndër formatet më të ndjekura në TCH, rikthehet

Të fundit