Flash News

POLITIKOFF

Një nga artistët e rrallë që bën muzikë cilësore, Sardi Strugaj flet për projektet e tij të reja

Një nga artistët e rrallë që bën muzikë

Të ftuar në pjesën e dytë të “Pardon My French” në Top Albni Radio, ishin Luar dhe Sardi Strugaj, të cilët kanë sjellë më datë 1 të këtij muaji një bashkëpunim të titulluar “Veç i imi”. Luari e ftruar ditën e sotme në “Pardon My French” u shpreh më tepër për këtë bashkëpunim dhe tregoi si nisi gjithçka.

"E duam shumë njëri-tjetrin dhe jemi shumë miq. Shpresojmë të pëlqehet kënga. Kënga tjetër do të jetë me Arnon. Unë aty shkova për të bërë bashkëpunimin, shkova te studio. Kjo kënga është që e vitit 2019. Me fjalët “veç i imi”, dhe s’kanë ndryshuar fjalët. Në vitin 2019 kam qenë single. Po i tregoja këngët Arnos, dhe kur e dëgjon Sardi këtë, i shkëlqyen sytë. Njësoj siç më kanë shkëlqyer mua kur e ringjova. Më tha Luar nëse do të bëjmë ndonjëherë bashkëpunim bashkë, kjo është kënga. I them e bëjmë. Kështu lindi. Ka dalë aq shpejt, sa doli më herët se bashkëpunimi me Arnon. Edhe Sardi kishte dy bashkëpunime të tjera në proces."

Ndërkohë, i ftuar në një lidhje telefonike ishte këngëtari Sardi Strugaj. A do të ketë një bashkëpunim tjetër mes dyshes?! Sardi e kishte një përgjigje.

Me Luar ne kemi folur edhe çdo gjë do të vijë spontane. E rëndësishme është që jemi përshtatur, edhe na përshtaten edhe zërat. Kemi kimi në projekt, besoj se edhe mund të ketë.

Artisti zbuloi edhe disa nga projektet e tij të tjera muzikore që do të vijnë së shpejti.

Ka edhe projekte të tjera. nuk janë vetëm me vajza. Kënga e radhës do të dalë me Arnon, “Ajo s’do normale”. Kënga tjetër do të jetë single, ku do të jem solo. Të dyja do të dalin shumë shpejt.

Sardi është konsideruar gjithnjë si një nga artistët e rrallë shqiptarë që bën muzikë cilësore dhe nuk është bërë pjesë e muzikës komerciale.

 

Të fundit