Flash News

POLITIKOFF

Një nga artistët më të talentuar shqiptar, Dren Abazi njofton koncertin e madh në Shkodër

Një nga artistët më të talentuar shqiptar, Dren Abazi

Artisti i njohur, Dren Abazi, një emër që qëndron pas teksteve dhe muzikës që mbetet gjatë në mendje, do të sjellë eksperiencë speciale në qytetin e Shkodrës.

Data 7 maj, një datë shumë e rëndësishme për Dren Abazin dhe për karrierën e tij muzikore.

Një koncert ndër më të veçantët sepse do të ketë një pjesëmarrje prej më shumë se 90 muzikantësh, instrumentistësh, nën dirigjimin e maestrove Jetmir Barbullushi dhe Gjon Shllaku.

"Është e vertëtë që për mua është një moment shumë i rëndësishëm në karrierën time sepse është një koncert shumë ambicioz mbi të gjitha. Nuk është e lehtë të bësh një koncert të tillë me orkestër simfonike dhe kor, besoj që janë të rrallë muzikatët apo këngëtarët në botë që e bëjnë këtë për arsye të ndryshme.

Jam shumë krenar dhe shumë falenderues për rastin. Për mua është koncerti i parë simfonik. Shkodra jo për ndonjë arsye të veçantë, thjesht Shkodra ka rikthyer orkestrën simfonike pas 35 ose 36 vitesh. Tani është rikthyer dhe është mjaft e rëndësishme sepse është djepi i kulturës dhe i artit. Koncerti do të mbahet në sheshi përpara bashkisë, një shesh shumë i bukur dhe vërtetë i mirë dhe i përshtatshëm. Ideja ishte që ta bënim në kala por hasëm disa probleme."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dren Abazi (@drenabazi)

Pjesëmarrja dhe koncertet e tij gjithnjë kanë ngjallur interes nga njerëzit që e duan muzikën e Dren Abazit, i cili nuk është shkëputur asnjëherë nga bota e muzikës dhe artit. Kulmi i suksesit të tij, nisi 12 vite më parë, me këngën 'Ti dhe unë', një bashkëpunim me Anjeza Shahinin, që dhe sot mbetet një ritëm i dëshiruar.

Të fundit