POLITIKOFF

Një prej 4 mysafirëve, arsyeja e veçantë pse aktorja shqiptare ishte në Shtëpinë e Bardhë

Një prej 4 mysafirëve, arsyeja e veçantë pse aktorja

Aktorja e njohur me famë botërore, shqiptarja Eliza Dushku, ka qenë e ftuar në Shtëpinë e Bardhë në Washington. Dushku ka takuar presidentin amerika Joe Biden dhe ishte një nga 4 mysafirët e ftuar, Biden nënshkroi një projektligj për t’i dhënë fund abuzimeve seksuale në vendin e punës.

Aktorja shqiptare është një nga të paktët që ka folur publikisht për këtë dhe madje ka treguar dhe historinë e saj, pasi disa kohë më parë akuzoi për ngacmim seksual kolegun Michael Weatherly me të cilin luajti në serialin Bull.

Positmi i Eliza Dushkut:

Ky ligj i ri do t’i mbrojë gratë dhe burrat nga detyrimi nga klauzolat shtypëse, të padrejta, të fshehta në kontratat e tyre të punës, klauzola që mbrojnë abuzuesit/ngacmuesit përpara se të kryejnë veprimet e tyre të këqija. Kjo ka qenë praktikë standarde në industrinë e Hollyëoodit dhe shumë të tjera për një kohë të gjatë. Ky ligj i ri po përshkruhet si një nga ligjet më të rëndësishme të punës/punësimit të 100 viteve të fundit. Për mua, kjo ishte mbyllje dhe një fillim i ri. I papritur, surreal, përulës, vërtetues, një nga rolet më domethënëse në jetën/historinë time. Asnjëherë nuk e dini se çfarë mund të paraqesë universi. Kur dhimbja bëhet një shtytës për të ndihmuar të tjerët, kur kishte një hapje për të luajtur një rol të vogël në diçka shumë më të madhe se unë, unë ndiej një sasi të vogël kënaqësie të vërtetë dhe njëfarë paqeje të vërtetë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Official Eliza Dushku (@elizadushku)

Të fundit