Flash News

POLITIKOFF

Një prej momenteve më të komentuara në "Oscars", Will Smith godet Chris Rock

Një prej momenteve më të komentuara në "Oscars",

Një moment i paparashikuar dhe kulminant ka ndodhur mbrëmë gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve "Oscars 2022". Aktori Will Smith u ngrit papritur dhe goditi me shuplakë komedianin Chris Rock.

Kjo erdhi si pasojë e një shakaje që Chris Rock bëri për modelin e flokëve të Jade Smith, bashkëshortes së Will Smith. Ai tha që flokët e Jada- janë të denja për “G.I Jane 2”. Kjo duke iu referuar  filmit ku aktorja Demi Moore (në rolin e personazhit Jordan O'Neil) rruan kokën.

Por Jade, ka rruar kokën për arsye shëndetësore. Modeli i flokëve të saj lidhet me alopacia-n që shkakton rënien e flokëve. Teksa të gjithë qeshën, nga reagimi i Jade Smith kuptojmë se ajo nuk e ka pritur mirë këtë gjë.

Ëill u ngrit, shkoi drejt Chris, e goditi me shuplakë dhe më pas bërtiti me tone të ashpra që Rock të mos e përmendte emrin e gruas së tij. 

Të fundit