Flash News

POLITIKOFF

"Një vajzë ekrani nuk shkon me një djalë të thjeshtë", Fjoralba Ponari nuk e pëlqen komentin e ndjekëses

"Një vajzë ekrani nuk shkon me një djalë të

Moderatorja e Top Channel, Fjoralba Ponari prej vitesh është në një lidhje dashurie me një djalë që nuk është pjesë e ekranit dhe e jetës publike. Madje partneri i Fjoralbës nuk ka shumë qejf as ekspozimin në rrjete sociale dhe moderatorja e respekton dëshirën e tij.

Në një nga bisedat virtuale që ajo ka zhvilluar me fansat e saj, një prej ndjekësve i thotë se një vajzë ekrani nuk mund të jetë e lidhur me një djalë të thjeshtë.

“Unë mendoj që një vajzë ekrani me 1 djalë të thjeshtë që s’do të ekspozohet nuk shkojnë mirë të ndahen”, i shkroi ndjekësja moderatores.

Ponari nuk nguroi t’i kthente përgjigje duke i shkruar:

“Ne të zotët e punës mendojmë ndryshe… ti pse shqetësohesh?”

"Një vajzë ekrani nuk shkon me një djalë të

Të fundit