Flash News

POLITIKOFF

Një vit më parë humbi mamanë, Rama shkon te varri i prindërve: Kur vdes babai bëhesh burrë, kur vdes nëna bëhesh fëmijë

Një vit më parë humbi mamanë, Rama shkon te varri i

Kryeministri Edi Rama ka shkuar këtë dielë te varri i prindërve të tij. Ai ka zgjedhur që këtë moment ta ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke postuar një foto.

Sot, nëna e kryeministrit, Aneta Rama mbush një vit që është ndarë nga jeta. Kjo është dhe arsyeja e vizitës së kryeministrit te vendi ku prehen prindërit e tij.

Ndërsa nëna iu nda nga jeta një vit më parë, babai i kryeministrit, skluptori Kristaq Rama, është ndarë nga jeta në vitin 1998.

Rama shkruan krahas fotos se, "Kur vdes babai bëhesh burrë, kur vdes nëna bëhesh fëmijë dhe kur të dy të shohin nga lart, lutesh të jesh i denjë për dashurinë e tyre...".

Të fundit