Flash News

POLITIKOFF

"Një zemër për fëmijët", Loredana bën gjestin human: 100 mijë euro për fëmijët në nevojë

"Një zemër për fëmijët", Loredana bën

Mbrëmjen e djeshme në Gjermani është mbajtur një event humanitar i emërtuar  “Ein Herz für Kinder”, “një zemër për fëmijët”. 

Ndër artistët e shumtë që kanë marrë pjesë ka qenë edhe këngëtarja kosovare, Loredana Zefi,  e cila prej vitesh vazhdon projektet dhe karrierën e saj në Gjermani.

Loredana ka bërë gjestin bamirës, duke u shprehur se do të dhurojë plot 100 mijë euro për fëmijët në nevojë. 

Në fjalimin e saj Loredana tha se si nënë e re e kupton se sa e vështirë është në një kohë të tillë të rrisësh një fëmijë.

“Unë kam një vajzë që së shpejti do të bëhet 2 vjeçe. Unë kam parë se si ajo ecën, si flet. Për mua si nënë është shumë e rëndësishme që edhe nënat e tjera të provojnë këtë lumturi”, tha Loredana.

Loredana bëri thirrje se çdokush duhet të ndihmojë në këtë kauzë sa të ketë mundësi.

“Mundësitë e mia janë pak më shumë”, është shprehur këngetarja dhe “për këtë arsye kam vendosur te dhuroje nje shume kaq te madhe”.

“Ein Herz für Kinder” (Një zemër për fëmijët) është një mbrëmje gala që transmetohet në ZDF çdo vit në fillim dhjetori.

Në mbrëmjen e dhurimit janë grumbulluar deri më tani, më shumë se 355 milion euro në donacione.

Të fundit