Flash News

POLITIKOFF

Njerëz të famshëm që kanë pasur "fiksime" por pritën shumë gjatë për t`i bërë publike

Njerëz të famshëm që kanë pasur "fiksime" por

Jeta që bëjnë njerëzit e famshëm duket shumë tërheqëse për ata që nuk janë persona publik.

Ne priremi të mendojmë se ata, duke qenë kaq të shkëlqyeshëm, të famshëm dhe të suksesshëm, gjithmonë marrin atë që duan. Sidoqoftë, nganjëherë ata bien viktimë e dashurisë se pakthyer mbrapsht dhe ndihen në të njëjtën mënyrë sikurse ne.

Aktorë të Hollywood dhe njerëz shumë të famshëm kanë pasur fiksime dhe pëlqime kundrejt të famshmëve të tjerë, për të cilët u është dashur kohë dhe guxim që ta pranojnë.

Nicole Kidman dhe Jimmy Fallon
Njerëz të famshëm që kanë pasur "fiksime" por

Fakti që Nicole Kidman nuk ishte indiferente ndaj drejtuesit të famshëm televiziv, u zbulua nga goja e saj kur ajo ishte ftuar si mysafire në emisionin e tij në vitin2015. Nicole i tha Jimmy Fallon që të dy kanë pasur për të dalë në një takim. Jimmy Fallon u përgjigj se nuk e kishte idenë e kësaj.

Duke folur për këtë ngjarje pas disa vitesh, teksa qeshte, aktorja tha se atëherë mendonte se moderatori: "Nuk do të fliste. Nuk do të thonte asgjë, dhe pastaj do vendoste një lojë video ose diçka tjetër ...". Dhe aktorja vazhdon rrëfimin: "Dhe kështu pas rreth një ore e gjysmë, mendova, 'Ai nuk ka interes, kjo është kaq e turpshme.' "

Jake Gyllenhaal dhe Jennifer Aniston
Njerëz të famshëm që kanë pasur "fiksime" por

Këta 2 po punonin së bashku në "The Good Girl në 2002", dhe vetëm 14 vjet më vonë Jake Gyllenhaal pranoi se kishte ndjenja për Jennifer Aniston. Në një intervistë, ai tha për 'People Magazine':

“Unë do ta them, kam pasur një fiksim për Jennifer Aniston për shumë vite. Dhe të punoja me të nuk ishte e lehtë ... Unë isha - um, po. Kjo është gjithçka që unë do të them. Ishte kaq bukur. Nuk ishte e vështirë, kjo është ajo që do të thosha ”.

Aniston ishte e martuar me Brad Pitt deri në 2005, dhe kur u pyet për atë që u mor vesh lidhur me n Gyllenhaal, aktorja u përgjigj: "Epo, thjesht nuk e di pse po e marrim vesh tani!"

Reese Witherspoon and Johnny Depp
Njerëz të famshëm që kanë pasur "fiksime" por

Në vitin 2012, Reese Witherspoon pranoi se ishte e dashuruar me Johnny Depp kur ishte më e re. "Unë thjesht pata një fiksim të madh ndaj tij. Zakonisht nxirrja fotografi nga Teen Beat dhe i vendosja në murin tim ”, tha aktorja. Sidoqoftë, duket se ajo kurrë nuk i tha Johny Depppër këtë fakt.

Sophie Turner and Matthew Perry
Njerëz të famshëm që kanë pasur "fiksime" por

Në një intervistë në vitin 2019, Sophie Turner tha se nëse do zgjidhte një nga personat e famshëm për të flirtuar do të ishte Matthew Perry. Turner postoi madje dhe një tweet në lidhje me Chanandler Bong në mënyrë që të tërhiqte vëmendjen e Matthew Perry. "Mendova se ai mund ta shihte këtë tëeet dhe më pas, nuk e di, të vinte drejt meje, të më kërkonte një takim ose diçka, por ai nuk e bëri."

Ariana Grande and Jim Carrey
Njerëz të famshëm që kanë pasur "fiksime" por

Kur u pyet për fiksimet e fëmijërisë në një emision televiziv, Grande tha: "Fiksimi im i fëmijërisë, i gjithë jetës, është Jim Carrey." Njëherë ajo postoi një video që u përlot kur takoi për herë të parë Jim Carrey.

Nga ana tjetër, aktori i ktheu përgjigje që ndihej "i bekuar të ketë një admiruese kaq të talentuar."

Drake and Rihanna
Njerëz të famshëm që kanë pasur "fiksime" por

Në "VMA 2016", Drake, ndërsa i dha një çmim Rihanna-s, pranoi se ai ishte dashuruar me të që kur ishte 22 vjeç. Ai gjithashtu u përpoq t'i jepte asaj një puthje urimi.

Helen Mirren and Vin Diesel
Njerëz të famshëm që kanë pasur "fiksime" por

Aktorja i tha Seth Meyers në vitin 2015 se ajo "ra disi në dashuri" me Vin Diesel teksa luanin në "The Fast and the Furious". Diesel gjithashtu ka përmendur, në një intervistë për "Mirren", se aktrimi me të ishte "një nga ditët e mia të preferuara në udhëtimin tim" dhe se “Askush tjetër në dhomë nuk kishte rëndësi. Asgjë nuk ekzistonte përveç kësaj lidhjeje mes meje dhe saj, dhe kishte diçka vërtet magjike dhe vërtet të veçantë në të. ”

Të fundit