Flash News

POLITIKOFF

"Njerka mizore", Princi Harry në librin e tij flet dhe për Camilla-n

"Njerka mizore", Princi Harry në librin e tij flet dhe për

Princi Harry konfirmoi se ai dhe vëllai i tij nuk donin që mbreti Charles të martohej me Camilla Parker-Bowles.
 Në "Spare", librin e tij autobiografik, që do të publikohet javën e ardhshme, ai shkruan: "Më kujtohet që pyesja veten... nëse [Camilla] do të ishte mizore me mua; nëse do të ishte si të gjitha njerkat e liga në tregime."

Detajet rreth asaj se si ndiheshin Princi William dhe Harry për njerkën e tyre u zbuluan të enjten pasi libri u publikua në Spanjë përpara datës zyrtare të publikimit, raporton "Daily Mail". Atje libri u titullua "En La Sombra", që do të thotë "Në hije".

Harry shtoi se ai dhe William nuk donin të pengonin marrëdhënien e babait të tyre; ata thjesht nuk donin që ai të martohej përsëri. Duka kujton takimin për herë të parë me Camilla, të cilën ai dhe vëllai i tij e quanin "gruaja tjetër": për të kjo nuk ishte aspak një përvojë e këndshme. Ai e përshkruan prezantimin e tyre si një 'injeksion', për të cilin duhej të ishte gati: 'Mbylli sytë dhe nuk do ta dëgjosh', shkruan ai.

Edhe pse me sa duket ata ishin të bashkuar kundër bashkëshortes së ardhshme të babait, William dhe Harry në vitet e fundit e kanë pranuar atë. Sipas Daily Mail, ndër zbulimet e bëra deri më tani nga "Spare" është fakti që Harry e quan vëllain e tij, mbretin e ardhshëm të Anglisë, "Willy" dhe i referohet atij si "kryemesis" dhe "e kundërta" e tij. 

Të fundit