Flash News

POLITIKOFF

Njësoj si Tolgahan edhe Nik Xhelilaj mendon se Can Yaman është aktor i mbivlerësuar

Njësoj si Tolgahan edhe Nik Xhelilaj mendon se Can Yaman është

I ftuar speciale te “Zemër Luana” Nik Xhelilaj ka shfaqur për publikun një anë të panjohur të tij. Duke qenë shumë i angazhuar me serialet turke, një nga pyetjet drejtuar atij kishte të bënte me aktorët turq.

“Nik, në Turqi ka shumë aktorë të famshëm që janë me origjinë shqiptare dhe publiku shqiptar i njeh të gjithë si “Kıvanç Tatlıtuğ, Can Jaman, Halit Ergenç, Barıs Arduç, Engin Altan Duzyatan e shumë të tjerë. Ndaj ne duam të dimë sipas teje cili është aktor më i mirë profesionalisht dhe cili është i mbivlerësuar?”

Për t’i shpëtuar tortës, Nik vendosi të përgjigjej duke dhënë dy emra: Si më të mbivlerësuar ai vendosi të thotë emrin e Can Yaman, ndërsa si aktorin më të mirë profesionalisht, ai tha emrin e Kıvanç Tatlıtuğ. Kujtojmë se edhe ylli turk Tolgahan Sayışman i ftuar në “Zemër Luana” krah partneres së tij Almeda Abazi zgjodhi Can Yaman si aktorin më të mbivlerësuar në Turqi.

Të fundit