Flash News

POLITIKOFF

Noizy për Don Xhonin: Do e pyesja sa vjeç ishte kur ka qenë fans i imi

Noizy për Don Xhonin: Do e pyesja sa vjeç ishte kur ka qenë

Reperi shqiptar Noizy ka qenë i ftuar në "Why Not" me Roza Latin ku ndër të tjera ka folur dhe për një prej reperëve më të fortë të momentit, Don Xhonin. Noizy tha se Don Xhon ka qenë fans i Noizy-t kur ka qenë i vogël dhe se për këtë arsye ai do donte të dinte më shumë rreth periudhës kur ai e pëlqente atë.

Gjithashtu, Noizy e përgëzoi artistin për suksesin që ka arritur.

“Nëse do isha në një shtëpi me Don Xhonin, do bëja stërvitje bashkë me të, do i bëja ca pyetje. Do qeshnim bashkë, e di që ka qenë fansi im ku ka qenë i vogël. Do e pyesja sa vjeç ka qenë kur ka qenë fansi im. Do e pyesja a ka rastisur të ketë qenë në ndonjë koncert timin kur ka qenë i vogël. Do e përgëzoja për suksesin që po korr. Bravo i qoftë!”- tha Noizy gjatë intervistës.

Të fundit