Flash News

POLITIKOFF

Noizy shpreh dëshirën të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion

Noizy shpreh dëshirën të përfaqësojë

Mbase nuk e keni menduar ndonjëherë që një reper shqiptar të përfaqësojë Shqipërinë në "Eurovizion" por mesa duket Noizy qenka një nga ata që kanë dëshirë të jenë në skenën e Festivalit Europian.

Noizy ka qenë i ftuar në "Abc-ja e pasdites" në ABC, ku reperi shprehu dhe dëshirën për të marrë pjesë në Eurovizion.

“Do të kisha shumë dëshirë të shkoja në Eurovision. Do kisha dhënë maksimumin tim. Kam shumë fansa të fuqishëm që do të më kishin mbështetur gjatë atij rrugëtimi dhe besoj që nuk do ta lija Shqipërinë në baltë dhe as nuk do t’i zhgënjeja shqiptarët nëse do kisha marrë pjesë në Eurovizion. Kështu që, pse jo?!” tha Noizy.

“Nuk më intereson që të fitoj, më intereson të jem atje dhe ju garantoj se fakti që do të jem atje do të bëhet diçka e madhe dhe kënga do të bëhet jashtëzakonisht shumë e madhe,” u shpreh ai.

 

Të fundit