Flash News

POLITIKOFF

Nominimet për “Oscars 2025”, “Emilia Pérez” kryeson me 13 nominime

Nominimet për “Oscars 2025”, “Emilia Pérez”

Nominimet për “Oscars 2025” janë bërë zyrtare, pavarësisht shtyrjes disa ditore për shkak të zjarreve masive që përfshinë Los Angelesin. Këtë vit, kryesuesi absolut është filmi “Emilia Pérez”, i cili ka siguruar 13 nominime, duke e vendosur pranë rekordeve historike të “Titanic”, “All About Eve” dhe “La La Land”, të cilët kanë arritur nga 14 nominime.

“Emilia Pérez”, një muzikal krim që trajton historinë e një lideri karteli që kalon një tranzicion të rëndësishëm, ka bërë histori edhe në kategorinë e aktrimit. Aktorja Karla Sofía Gascón, në rolin titullar, u bë gruaja e parë transgjinore që nominohet në një kategori aktrimi, duke shënuar një moment historik për “Oscars”.

Konkurrenca për çmimet kryesore është e ashpër, me filma si “A Complete Unknown”, “Conclave” dhe “Dune: Part Two” që kanë siguruar nominime të shumta në kategori të ndryshme. Ceremonia do të mbahet më 2 mars 2025, dhe premton të jetë një nga më të veçantat në histori.

Nominimet Kryesore për Oscars 2025:
Filmi më i mirë:

Anora
The Brutalist
A Complete Unknown
Conclave
Dune: Part Two
Emilia Pérez
I’m Still Here
Nickel Boys
The Substance
Wicked
Aktorja më e mirë në rol kryesor:

Cynthia Erivo (Wicked)
Karla Sofía Gascón (Emilia Pérez)
Mikey Madison (Anora)
Demi Moore (The Substance)
Fernanda Torres (Nickel Boys)
Aktori më i mirë në rol kryesor:

Adrien Brody
Timothée Chalamet
Colman Domingo
Ray Fiennes
Sebastian Stan
Regjia më e mirë:

Anora
The Brutalist
A Complete Unknown
Emilia Pérez
The Substance
Filmi më i mirë ndërkombëtar:

I’m Still Here
The Girl with The Needle
Emilia Pérez
The Seed of a Sacred Fig
Flow
Filmi më i mirë i animuar:

Flow
Inside Out 2
Memoir of a Snail
Wallace & Gromit
The Wild Robot
Efektet vizuale më të mira:

Alien: Romulus
Better Man
Dune: Part Two
The Kingdom of the Planet of the Apes
Wicked

Të fundit