Flash News

POLITIKOFF

"Nuk duam luftë", këngëtarja e Eurovision flet për sulmin e vendit të saj nga Putin

"Nuk duam luftë", këngëtarja e Eurovision flet për

Qeveria e Ukrainës thotë se po përballet me “një sulm në shkallë të plotë nga drejtime të shumta”. Dhe mes gjithë kësaj, dhjetëra miliona njerëz kanë mbetur në një hije frike dhe pasigurie. Këngëtarët nga bota e Eurovizionit – si në Ukrainë dhe Rusi, por edhe më gjerë – kanë ndarë ndjenjat e tyre në mediat sociale.

Ruslana, këngëtarja nga Ukraina, fituese e "Eurovizionit 2004"  ndau një foto të saj duke u lutur së bashku me një mbishkrim të gjatë. Ndër të tjera ajo tha: “Ne kemi punuar për shumë vite që bota moderne të zgjedhë Ukrainën si një vend që ka vuajtur nga regjimi rus me shekuj. Bota na ndjen dhe do të na ndihmojë. Të gjithë do të veprojnë për të ndalur luftën.”

Ndërsa në një intervistë për DW, ajo tha se nuk do luftë ajo as populli i saj dhe se do të përdorë zërin e saj për ta ndaluar këtë luftë dhe ftoj të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ruslana (@ruslana.lyzhychko)

Të fundit