Flash News

POLITIKOFF

Nuk e besuan që vajza e saj mund të pikturojë, Kim Kardashian: Mos luani me mua kur vjen puna tek fëmijët e mi

Nuk e besuan që vajza e saj mund të pikturojë, Kim Kardashian:

Së fundmi, Kim Kardashian publikoi një pikturë, për të cilan tha se e ka pikturuar vajza e saj e madhe, North, dhe sesa krenare ishte për "artisten e saj të vogël."

Mirëpo, kjo nuk u besua aspak nga fansat, të cilët komentuan masivisht në Twitter dhe në rrjetet e tjera sociale ku pretendonin se Kim Kardashian po gënjen.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar vetë Kim e cila thotë se mos të luajnë me të kur vjen puna tek fëmijët.

"Mos luani me mua kur vjen puna tek fëmijët e mi! Vajza ime dhe shoqja e saj e ngushtë kanë bërë kurs pikture dhe talenti e kreativiteti i tyre është zhvilluar. North ka punuar shumë për pikturën e saj që i mori disa javë për ta përfunduar. Si një nënë krenare, doja ta publikoja me të gjithë punën e saj. Po shoh komente në rrjete sociale nga të rritur që vënë në dyshim nëse fëmija im e pikturoi këtë! Si guxoni ju të akuzoni një fëmijë që bën gjëra të mrekullueshme?! Ju lutem mjaft turpëruat veten me negativitet dhe lejoni fëmijët të japin më të mirën e tyre! North Ëest e pikturoi këtë dhe pikë,"- shkruan Kim në postimin e saj.

Nuk e besuan që vajza e saj mund të pikturojë, Kim Kardashian:

Të fundit