Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
“Nuk e durojnë dot njëra-tjetrën", detaje të reja nga raporti i Victoria Beckham me nusen e saj
Ka një luftë të ftohtë midis Victoria Beckham dhe nuses së saj të re, Nicola Peltz. Pas shumë spekulimesh, lajmin e ka konfirmuar edhe një burim i afërt me familjen për Page Six. Peltz është e martuar prej pak kohësh me Brooklyn Beckham, djalin e madh të Victoria dhe David Beckham. Por, me sa duket, tensionet janë krijuar që para dasmës. Një burim pranë familjes konfirmoi se:
Ato nuk e durojnë dot njëra-tjetrën dhe nuk flasin. Organizimi i dasmës ishte i tmerrshëm.
Burimi thotë se Peltz, mes kërkesave të tjera, nuk donte që vjehrra e saj të ishte pjesë e organizimit dhe ajo nuk donte ta përfshinte Victoria-n në asgjë. Komunikimi ishte minimal. Burimi shtoi se është bërë një “dramë e vazhdueshme” dhe po ndikon edhe mes stilistes dhe djalit të saj.
“Ata nuk kanë folur shumë me të në muajt e fundit,”-tha një burim për Page Six, duke shtuar madje se pati tensione kur Brooklyn postoi një kopertinë të revistës britanike “Tatler” dhe e quajti Peltz, “Zonja e re Beckham”. Burimet dyshojnë se Peltz mund të ketë pak xhelozi për nënën e famshme të burrit të saj dhe nuk është e emocionuar me vëmendjen që ajo merr, veçanërisht rreth ditës së saj të dasmës.
Rikujtojmë se Peltz dhe Brooklyn u martuan në një ceremoni luksoze në muajin prill pas më shumë se dy vitesh lidhje. Së fundmi dyshja e njohur dukeshin të dashuruar teksa shëtisnin nëpër rrugët e qytetit të Nju Jorkut dorë për dore, mes thashethemeve për mosmarrëveshje me familjen e tij.