Flash News

POLITIKOFF

Nuk e ftoi në ditëlindje sepse Sabiani e quajti "tradhtare", çfarë thotë këngëtari për Monikën

Nuk e ftoi në ditëlindje sepse Sabiani e quajti "tradhtare",

Disa ditë më par, aktorja dhe ish-banorja e Big Brother Vip Albania 1, Monika Lubonja, festoi ditëlindjen e saj, ku mes shumë të ftuarve ishin dhe disa nga ish-banorët me të cilët ajo ka ndarë shtëpinë.

Në këtë festë kishte disa mungesa dhe mes tyre dhe Sabiani, një prej miqve më të mirë të Monikës kur kjo ishte brenda në shtëpi.

Ai u shpreh në “Natën me Aulonën” se fundja Monika nuk kishte pse ta ftonte duke qenë se nuk kanë pasur ndonjë afrimitet.

Nuk e ftoi në ditëlindje sepse Sabiani e quajti "tradhtare",

“Nëse do më kishte ftuar do shkoja, ndoshta si ka shkuar mendja se nuk është se kemi ndonjë armiqësi. U takuam te ditëlindja e Big Mamës, u përqafuam,” – tregoi Sabiani.

Kujtojmë se vetë Monika ka thënë se nuk e ka ftuar për shkak se ai i tha tradhtare.

Ndërsa Sabiani tha se situatat shkuan sinkron por kënga “Tradhtare” nuk ka qenë dedikim, megjithatë se përjashtoi mundësinë se Monikës mund t’ i ketë ngelur hatri për këtë. Ndërkohë, Sabiani foli dhe për situatën me Ilirin, me të cilin tha se janë shokë të ngushtë dhe flasin rregullisht, por po të ishte këtu do ishte shumë më ndryshe.

Të fundit