Flash News

POLITIKOFF

"Nuk është puna ime të të bëj të ndjehesh burrë", Ronela Hajati sapo hodhi thumbin e radhës

"Nuk është puna ime të të bëj të ndjehesh

Ronela Hajati është ndër të paktat këngëtare që shprehet lirshëm në intervistat televizive, por gjithmonë rezervohet kur vjen puna te jeta e saj private.

Mirëpo këtë herë, postimi i fundit dhe mjaft thumbues i Ronelës, duket se i drejtohet një mashkulli. Ronela ka postuar një foto nga plazhi, e krahas saj vendos një përshkrim që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Po s’më deshe me ca tule më shumë, mos prit të të dua kur të bëhem si modele e parezistueshme”, shkruan Ronela.

Ndërkohë po sot, ajo ka publikuar në shprehje në Instastory, që bën të ngrihen dyshime se Ronela mund t'i ketë dhënë fund shumë afër një romance.

“Nuk është puna ime të të bëj të ndihesh si burrë. Nuk mund të të bëj unë të ndihesh si dikush që nuk je”, ka shkruar këngëtarja.

Ronela u përfol për një kohë të gjatë për lidhjen me këngëtarin Young Zerka, megjithëse dyshja asnjëherë nuk e konfirmoi lidhjen hapur. Romanca e tyre përfundoi në një kohë të shkurtër dhe përsëri asnjëri prej tyre nuk e deklaroi ndarjen.

Të fundit