Flash News

POLITIKOFF

Nuk fitoi çmimin e parë, Donaldi dhe Romeo anulojnë emisionin në TCH?

Nuk fitoi çmimin e parë, Donaldi dhe Romeo anulojnë emisionin

Donald dhe Romeo Veshaj mund të mos jenë pjesë E Top Channel me emisionin “Më lër të flas”, sipas aludimeve të këtyre dy ditëve të fundit.  Mesa duket shkak është bërë “Big Brother VIP” dhe fakti që Donaldi nuk u shpall fitues.

Disa video që janë xhiruar nga publiku në natën e finales së BBV dhe janë postuar në rrjetet sociale,  thuhet se Romeo ka debatuar në prapaskenë pas fitores së Ilir Shaqirit.

Shtojmë gjithashtu se të dy vëllezërit kanë hequr nga Instagrami videon prezantuese të emisionit “Më lër të flas” dhe kjo ka shtuar akoma më shumë aludimet se ata të dy mund të kenë hequr dorë nga emisioni. Për momentin, është e paqartë nëse Donaldi ka marrë pjesë në xhirimet e post-Big Brother VIP sot në Top Channel, por në videot që kanë publikuar ish-banorët në rrjetet sociale, Donaldi nuk duket askund.

Në fillim të shkurtit, u tha se “Më lër lër të flas” nis së shpejti primetime në Top Channel. Përmes një video-mesazhi për Donaldin, Romeo u shpreh se puna kishte nisur dhe stafi po merrej me skenografinë dhe detajet e tjera.

Kujtojmë po ashtu se në ditët e fundit në shtëpinë e BBV, Einxel e pyeti Donaldin se nëse humbiste a do ta pranonte fitoren e një konkurrenti tjetër dhe ai pohoi që po dhe se nuk do i bënte kurrë këto gjëra, por që mesa duket tani ai nuk po e njeh fitoren e Ilir Shaqirit.

Të fundit