Flash News

POLITIKOFF

Nuk flet dhe nuk kupton, përkeqësohet gjendja shëndetësore e Bruce Willis

Nuk flet dhe nuk kupton, përkeqësohet gjendja shëndetësore e

Gjendja shëndetësore e Bruce Willis vazhdon të përkeqësohet.

Familja e aktorit të suksesshëm 67-vjeçar, njoftoi në muajin mars se do të tërhiqej nga skena për shkak se vuante nga aphasia, por duket se tani gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar më tepër.

Burime për mediat e huaja kanë thënë se ai nuk flet më.

“Ai nuk flet më dhe nuk kupto se çfarë thonë njerëzit e tjerë. Familja e di se Bruce nuk do të jetë përgjithmonë, kështu që ata po shijojnë çdo moment së bashku” zbuloi një burim për Radar Online. “Vajzat nuk mund ta imagjinojnë Krishtlindjen pa Bruce”, shtoi më tej burimi.

Bruce Willis është i njohur për një karrierë të gjatë në Hollywood, për mbi shtatë dekada, duke luajtur në role kryesore në filmat të shumtë si: “Die Hard”, “Armadeddon”, “Pulp Fiction”, “The Fifth Element”, “The Sixth Sense”, “12 Monkeys and Sin City” etj.

Të fundit