Flash News

POLITIKOFF

Nuk i ka aspak qejf, Melania Trump "detyrohet" të dekorojë për herë të fundit Shtëpinë e Bardhë

Nuk i ka aspak qejf, Melania Trump "detyrohet" të dekorojë

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump do të dekorojë Shtëpinë e Bardhë për Krishtlindje për herë të fundit. Pasi bashkëshortit i saj, Donald Trump humbi zgjedhjet, Krishtlindjet do të jenë festa e fundit për të cilat Melania do të jetë e ngarkuar për t’u marrë me dekorimet.

Nuk i ka aspak qejf, Melania Trump "detyrohet" të dekorojë

Megjithëse nga ana e tij, Trump po refuzon ta pranojë humbjen e tij ndaj Joe Biden në zgjedhje, ndërsa Melania do të detyrohet të dekorojë Shtëpinë e Bardhë.

Do "detyrohet" pasi kujtojmë se vetëm një muaj më parë, asaj i publikuan disa kaseta sekrete kur shprehej se nuk e ka aspak me qejf dekorimin.

“Mua po më del shpirti duke punuar me dekorimet e Krishtlindjeve. Ju e dini mirë, askujt nuk i intereson për dekorime Krishtlindjesh. Por më duhet ta bëj!”, shprehej Melania.

Të fundit