Flash News

POLITIKOFF

Nuk janë më miq? Don Xhoni dhe Butrinti i japin fund thashethemeve

Nuk janë më miq? Don Xhoni dhe Butrinti i japin fund thashethemeve

Rrjeti po ziente teksa flitej se Don Xhoni dhe Butrint Imeri i kishin dhënë fund miqësisë së tyre të ngushtë. Dyshimet u shtuan pasi Don Xhoni nuk ishte i pranishëm në festën e ditëlindjes së Butrintit dhe as nuk i bëri një urim në rrjete sociale mikut të tij.

Së fundmi, gjatë një performance në Pejë, Don Xhoni foli për herë të parë publikisht për thashethemet se ai dhe Butrinti nuk ishin më miq. Don Xhoni tha se jo vetëm që nuk është prishur miqësia mes tyre, por askush nuk mund t’i ndajë.

“Me Butrintin nuk jemi prishur kurrë, ne vetëm vdekja na ndan. Askush nuk mund të na ndalë”- dëgjohet të thotë Don Xhoni në video.



Të fundit