Flash News

POLITIKOFF

Nuk ka më "motër dhe vëlla", Fifi dhe Graniti pranojnë se po lind diçka mes tyre

Nuk ka më "motër dhe vëlla", Fifi dhe Graniti

Ndjekësit e "Big Brother Vip" kanë komentuar vazhdimisht që mes dy prej konkurrentëve, Fifit dhe Granitit, po ndodh diçka. Mirëpo në dy puntatat e para të dy e mohuan dhe madje thanë se e shohin njëri-tjetrin si vëlla e motër.

Mirëpo, mbrëmë, dyshja pranoi se mes tyre po lind diçka dhe raporti "motër dhe vëlla" tashmë përjashtohet.

 “Unë e kam cekur që këtu brenda jemi bërë si një lloj familjeje, të gjithë. Janë ato momente kur qesh, kënaqesh. Janë ato momente kur të vijnë mendimet e këqija dhe është Fifi ajo që më ka afruar. Ka pasur momente kur më ka ushqyer. E kemi një gjuhë shumë të përbashkët, mendimet e njëjta. Dhe në një moment harrova që ndoshta edhe është duke lindur diçka,” tha Graniti.

 “Nuk më ka ardhur turp të them kur jam dashuruar, kur jam lënduar, kur jam tradhtuar. Gjithçka që ka ndodhur në jetën time unë do e them. Unë nuk jetoj me lojë, jetoj sepse dua të ekzistoj dhe dua t’u jap shanset njerëzve,” tha Fifi.

“Të jesh e sigurt që do ndodhë diçka,” i tha Fifi me ironi Palomës pasi doli nga dhoma e rrëfimit, pasi kjo e fundit siç duket mendon se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se shoqëri.

Të fundit