Flash News

POLITIKOFF

Nuk flisnin prej vitesh, ndërron jetë babai i Adele

Nuk flisnin prej vitesh, ndërron jetë babai i Adele

Babai i këngëtares Adele, është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare nga një sëmundje e rëndë.

Këngëtarja 33-vjeçare, ka folur hapur për marrëdhënien e krisur prej vitesh me babanë, Mark Evans.

Adele ka treguar vetë se ai e ka braktisur mamanë e saj, kur Adele ka qenë 3 vjeç. Po megjithatë, burimet thonë se ajo është dëshpëruar nga lajmi i vdekjes së tij.

Nuk flisnin prej vitesh, ndërron jetë babai i Adele

"Ai ka bërë disa përpjekje për t'i rregulluar marrëdhëniet me mua, por padyshim që është shumë vonë,"- ka thënë më parë në intervista këngëtarja.

Në intervista të ndryshme, Adele është shprehur gjithashtu se nuk ka urrejtje ndaj tij, pasi në fund të fundit mbetet babai i saj.

Të fundit