Flash News

POLITIKOFF

"Nuk këndon dot më", Jessie J mes lotëve poston videon prekëse: Ndihem shumë e dobët

"Nuk këndon dot më", Jessie J mes lotëve poston videon

Në dhjetor të vitit që lamë pas, këngëtarja britanike Jessie J tregoi për ndjekësit dhe fansat e saj se kishte kaluar pushimet në spital sepse nuk dëgjonte dhe nuk ecte dot drejtë.

Në këtë komunikim, këngëtarja zbuloi se  ishte diagnostikuar me sëmundjen Meinere, një problem me veshin që mund të shkaktojë marramendje dhe humbje të dëgjimit. Pas këtij momenti, karriera e këngëtares u vu në rrezik dhe ajo vazhdimisht ka përditësuar fansat për gjendjen e saj.

Jessie J ka treguar përmes një postimi të gjatë në Instagramin e saj se mjekët i kanë kërkuar që t’ju dërgoj një video duke kënduar diçka me qetësi, kështu ata mund të dëgjojnë zërin e saj. Duke parë kamerën me trishtim, Jessie nis të këndojë me zë shumë të ulët, që dikur ishte mjaft i fuqishëm.

 

“Kënga e parë që këndova ishte ‘I want Love’. Duke dëgjuar veten teksa këndoj ndihem shumë e dobët dhe kjo më bëri të përlotem.

Që nga ajo ditë nuk kam mundur të këndoj më, sepse ndjej dhimbje. Ka qenë shumë e vështirë për mua që të mos këndoj. Në kuptimin e plotë të fjalës kënga është jeta dhe lumturia ime. Të qëndruarit në heshtje është diçka që unë nuk e bëj mirë”, është shprehur këngëtarja teksa këndon mes lotësh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by J E S S I E J (@jessiej)

 

Të fundit