Flash News

POLITIKOFF

"Nuk më zuri gjumi gjithë natën", JLO shpërndan e komenton performancen e shqiptarit

"Nuk më zuri gjumi gjithë natën", JLO shpërndan e

Ardit Nreca është një talent i ri shqiptar nga Kosova, i cili ka marrë vëmendjen e këngëtares me famë botërore - Jennifer Lopez.

“Më pëlqen shumë zemër”, i ka komentuar Lopez të riut shqiptar në performancen që ai ka bërë me këngën e Jennifer. Jo vetëm kaq, por ajo i ka bërë follow shqiptarit në të gjitha rrjetet sociale.

I ftuar në "ABC e Pasdites" në një lidhje Skype, Arditi u shpreh se ka punuar koreografi nga këngë të njohura botërisht dhe se po pret me padurim që Jennifer të publikojë ndonjë këngë tjetër. Arditi tha se nuk e ka zënë gjumi gjithë natën pas komentit që mori nga Jennifer.

"Nuk më zuri gjumi gjithë natën", JLO shpërndan e

“Mora një like në Tik Tok. Ajo më ka marrë emrin dhe mbiemrin dhe vetëm kur me ka ardhur follow. Në të gjitha rrjetet sociale me ka bërë share, follow dhe like. E ka bërë të mundur që njerëzit të kuptojnë që kërcimi është prej meje, koreografia është e imja. Nuk më zuri gjumi, fjeta në orën 3 kur më komentoi”, tha Nreca.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @ardit_nreca

Të fundit