Flash News
Berisha vlerëson Ilir Ikonomin dhe Beqir Sinën: Zëri i Amerikës i rezistoi edhe censurofilisë së çmendur të viteve të fundit
Rekurs në Gjykatën e Lartë, Meta kërkon lirimin nga qelia
Vranë dhe grabitën 89-vjeçarin, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim tre autorët
Rrëzohet kërkesa, Ilir Beqaj mbetet në burg
PS-PD arrijnë dakordësi, mandati i Vullnet Sinajt shkon në ‘Kushtetuese’
"Nuk njeh moral!"/ Antonela Berisha dhe Klea Prenga shpërthejnë në akuza të rënda ndaj njëra-tjetrës
Antonela Berisha ka reaguar pas publikimit të videos së ish-kunatit të saj, Jetmir Pepës, dhe Klea Prengës, të cilët shfaqeshin në një club duke kërcyer. Në një reagim të ashpër në Instagram, Antonela ka akuzuar Klea Prengën për shpërndarjen e videove të vjetra të bëra nga telefoni i saj dhe ka theksuar se këto video janë përdorur për të manipuluar opinionin publik. Ajo ka shtuar se përndjekja dhe sulmet psikologjike që Klea ka bërë ndaj motrës së saj, Marielës, kanë kaluar një vit dhe se këto veprime kanë çuar në një gjendje të rënduar psikologjike për të.
Në një postim të saj në Instagram, Antonela e quan Klea Prengën "predatoren" dhe "perndjekësen", duke kritikuar qëndrimin e saj dhe përpjekjet për të mashtruar publikun. Antonela shprehet se e vërteta do të dalë gjithmonë në dritë, dhe se motra e saj, Mariela, ka duruar shumë për provokimet dhe sulmet që ka përjetuar nga Klea.
Nga ana tjetër, Klea Prenga ka reaguar ashpër ndaj akuzave të Antonelës, duke e quajtur atë "palaço" që nuk njeh moral. Prenga ka mohuar publikimin e videove me Mir Pepën, duke theksuar se ato janë shpërndarë nga motrat Berisha për të përfshirë atë në lojërat e tyre të ndyra. Ajo ka akuzuar Antonelën për shfrytëzimin e skandaleve për të fituar vëmendje dhe ka deklaruar se Zoti sheh gjithçka, duke e quajtur Antonelën dhe motrat e saj si "kriminela dhe plehra".
Ky është një tjetër episod i përplasjes publike mes dy figurave, që ka zgjuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe është përfshirë në një lojë të ndërlikuar të akuzave dhe kundër-akuzave.