Flash News

POLITIKOFF

Nuk shkoi në finale, reagon Ronela Hajati: Unë fitova publikun dhe ata kanë të drejtë!

Nuk shkoi në finale, reagon Ronela Hajati: Unë fitova publikun dhe ata

Ronela Hajati nuk mundi të shkonte në finalen e Eurovizion 2022 edhe pse arriti “të rrëmbente” zemrën e publikut.

Ajo ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas përfundimit të spektaklit, ku thotë se edhe nëse do të shkonte në finale, do të renditej e fundit.

Ronela thekson se dashuria që ka marrë është e madhe, duke nënvizuar se ka fituar publikun dhe se ky i fundit ka gjithmonë të drejtë.

“Edhe sikur të isha në finale do të isha i fundit! E di! Por sasia e dashurisë që kam marrë është e madhe! Unë fitova Eurovizionin sepse fitova publikun! Dhe ata kane gjithmonë të drejtë! JU DUA”- shkruan Ronela, krahas fotos me ekipin e saj të balerinëve.

Kujtojmë që Hajati hapi mbrëmjen e natës së parë, me një performancë “elektrizuese”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Të fundit