Flash News

POLITIKOFF

Nuk u pa në ‘Sunny Hill’, Rama konfirmon kur vjen Dua Lipa në Tiranë

Nuk u pa në ‘Sunny Hill’, Rama konfirmon kur vjen Dua Lipa

‘Sunny Hill Festival’ në Tiranë u mbyll pa performancën e Dua Lipës, por këngëtarja me famë botërore duke se ka rezervuar një surprizë për shqiptarët.

Ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili teksa ka shpërndarë një video nga ‘Sunny Hill Festival, ka njoftuar se Dua Lipa do të mbajë një koncert në Tiranë në nëntor.

“Mirëmëngjesi dhe me superenergjinë e ‘Sunny Hill’ e me falënderimin për Duan, që e presim me padurim në Tiranë në nëntor, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

“Sunny Hill” u mbajt për tre ditë radhazi në Tiranë ku performuan rreth 40 artistë shqiptarë dhe të huaj, nga Dafina Zeqiri, Ledr Vula, Mc Kresha, Lurical Son, Elgit Doda, Asgjë Sikur Dielli, Dren Abazi, Capital T, e artistët e huaj Fedez, Action Bronson, Tananai, Stormzy, si edhe DJ me famë botërore Afrojack, Hardëell, DJ Regard etj.

 

Të fundit