Flash News

POLITIKOFF

Obama do dëshironte që figura e tij të luhej në një film nga Drake

 

Obama do dëshironte që figura e tij të luhej në një

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka shprehur dëshirën që nëse do të luhej ndonjëherë figura e tij në një film, të bëhej nga këngëtari Drake.

Në fakt, ka qenë Drake ai që shumë vite më parë, në 2012-ën, ka shprehur dëshirën për të luajtur në një film, rolin e Barack Obama-s:

"Uroj që një ditë, dikush të bëjë një film për jetën e Obama-s sepse dua ta luaj unë. Ky është objektivi. Sa herë që e shoh atë të dal në TV nuk e ndërroj kurrë kanalin. I kushtoj vëmendje dhe dëgjoj detaj apo çfarë ai thotë. Kushdo që më njeh, e di që jam shumë i mirë në imitime." 

Obama do dëshironte që figura e tij të luhej në një

E ndërsa Obama në intervistën e tij të fundit ka thënë që:

"Më duhet ta them këtë, Drake duket nga ata njerëz që është i aftë të bëjë çfarë ëndërron të bëjë.  Është i talentuar, kështu që nëse vjen kjo kohë dhe ai ndihet gati. Drake ka aprovimin tim dhe të gjithë familjes madje. Mendoj se Malia dhe Sasha do të ishin kaq dakord!" 

Të fundit